×
  • Sport
  • Sport

    Valon Behrami rikthehet në Itali, befason të gjithë me klubin e tij të ri

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 12:05

    Valon Behrami mund të rikthehet në Itali, për të vazhduar karrierën pas prishjes së kontratës me Sion.


    Mesfushori me prejardhje nga Kosova së fundi ka prishur kontratën me Sion, tek e cila skuadër ishte transferuar verën e fundit.

    34 vjeçari nga janari pritet të bëhet me skuadër të re, dhe mediumet në Itali gjatë ditës së mërkurë kanë raportuar se Behrami është pranë marrëveshjes me Ascolin.

    Ascoli garon në Serie B, dhe është rrugës së mirë për t’u rikthyer në Serie A në edicionin tjetër.

    “Behrami është i gatshëm të kthehet në Itali dhe prej janarit pritet të jetë pjesë e Ascolit”, ka shkruar Tuttomercatoweb.

    Behrami ka bërë karrierë të madhe në Serie A, duke veshur fanellat e Udinese, Napoli, Fiorentina, Genoa, Verona dhe Lazio.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!