Thjeshtë nuk ishte mbrëmja e Lacios dhe mbi të gjitha e Valon Berishës. Lacialët kanë humbur me rezultatin 1-2 ndaj Celtic, duke i dhënë fund edhe me aventurën në “Europa League” që në grupe, pasi kanë gjasa inekzistente për kualifikim.
Por me mënyrën sesi ndodhi e gjitha kjo në mbrëmjen e sotme, është një dramë e vërtetë dhe nuk flitej kurrsesi për një ndeshje të zakontë. Fillimisht për ta nisur me 9000 tifozët e Celtic që gjendeshin në stadium për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës.
Madje dy prej tyre janë qëlluar me thikë në ditën e djeshme pas grindjeve me tifozët italianë. Duke parë zhvillimin e ndeshjes, ndoshta fitorja e Celtic ishte e fundit që mund të mendohej. Por në aksionin e fundit, do të ishte Valon Berisha që me një gabim të pafalshëm në pasimin e topit, solli edhe disfatën. Mesfushori shqiptar e ka përjetuar me shumë trishtim, madje sipas mediave në Itali ka dalë në lot nga fusha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.