Eksperienca e Valon Berishës në futbollin francez duket se po shkon drejt fundit.
Reimsi po planifikon ta shesë futbollistin kosovar në afatin kalimtar të verës.
Mediat franceze raportojnë se mesfushori kosovar, bashkë me shokun e skuadrës, Anasasios Donis, janë vënë në listën e transfereve nga klubi i Ligue 1.
29 vjeçari i ka zhvilluar 13 ndeshje në kampionatin francez këtë sezon, ndërsa e ka bërë një asistim.
Futbollisti i rritur në Suedi dhe i cili e përfaqësoi Norvegjinë para se t’i bashkohej Kosovës, ka kontratë me Reimsin deri më 30 qershor të vitit 2024.
Por, ai nuk i ka përmbushur pritshmëritë e klubit francez, i cili e kishte blerë nga Lazio në vitin 2020.
Tash, Reimsi është duke kërkuar klub blerës për mesfushorin me tipare ofanzive, por që ka aftësi edhe në aspektin defanziv.
Duhet pranuar se Berisha ka pasur rënie të formës në vitet e fundit, si në nivelin e klubeve ashtu edhe në atë me Kombëtaren e Kosovës./express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.