Lazio është mposhtur në shtëpi nga Celticu me rezultat 2-1
Valon Berisha në këtë takim u inkuadrua në minutën e 82-të në vend të Vavros, ndërsa në fund të ndeshjes ishte figura tragjike pasi goli i fitores së Celticut u shënua pas një gabimi të tij, shkruan Reporteri.net
Kur po luhej minuta e 95-të e ndeshjes mesfushori i Kosovës bëri një pasim të gabuar, që në fund i kushtoi Lazios me gol dhe njëkohësisht edhe humbje.
Kujtojmë që Valoni nuk është duke treguar formë të lartë te Lazio pasi një kohë ka pasur probleme me lëndime dhe gjithashtu nuk ka arritur që të ambientohet te Lazio. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.