Mesfushori Valon Berisha ishte lojtari më i mirë në sfidën e brendshme ndaj Anlgisë.
Ai do të mbahet mend gjatë nga përfaqësuesja angleze pasi vetëm pas 50 sekondash lojë i realizoi gol, duke i “tmerruar” kështu qysh në start.
Dhe Berisha do ta kujtoi gjatë gjithë jetës sfidën e 10 shtatorit pasi për të mund të jetë ndeshja më e madhe në karrierë, edhe pse është i ri dhe ka shumë ndeshje përpara.
Mesfushori i përfaqësueses tonë qysh në mëngjes ka “thumbuar” Anglinë pasi ka postuar një foto ku shihet duket festuar pas golit të parë, ndërsa la lënë një postim të shkurtë: “Mirëmëngjesi”, shkruan Reporteri.net.
Berisha shënoi edhe një gol tjetër, ndërsa ishte mjaft aktiv deri në momentet e fundit kur u ndërrua nga trajneri.
Kosova e humbi lojën me rezultat 5-3 por kjo është në plan të dytë duke parë paraqitjen e tyre e cila po vlerësohet nga të gjitha mediat botërore. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.