Lionel Messi e nisi stërvitjen e parë duke u lënduar dhe të njëjtën gjë e bëri edhe në ndeshjen e parë si titullar në La Liga.
Ai arriti të luante vetëm 45 minuta duke u zëvendësuar shkaku i një lëndimi.
Vendin e argjentinasit e zuri Ousmane Dembele, i cili zhvilloi ndeshjen e parë pasi u rikthye nga lëndimi, shkruan Indeksonline.
Pas ndeshjes, Ernesto Valverde shpjegoi lënidmin e Messit: “Kishte pak parehati në muskulin e aduktorit, kështu që nuk deshëm ta rrezikojmë”.
Messi të hënën u shpërblye me çmimin e lojtarit më të mirë në botë nga FIFA, ndërsa mund të mungojë ndaj Getafes siç raportojnë mediat katalunase të cilat sygjerojnë se duhet ta pushojnë argjentinasin për të mos e rrezikuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.