×
  • Sport
  • Sport

    Valverde flet për senzacionin Ansu Fati: Ai është lojtar special, por e teproi pak kundër Valencias

    Reporteri
    15 Shtator 2019 | 16:09

    Ernesto Valverde ka folur për performancën brilante të Ansu Fatit ndaj Valencias


    Barcelona e mposhti Valencian 5-2, derisa të gjithë vëmendjen nga ky takim e mori 16 vjeçari i talentuar, shkruan Reporteri.net

    Ai shënoi një gol, dhuroi një asist dhe në tërësi pati paraqitje shumë të mira në 60 minutat sa ishte në fushë.

    E për paraqitjen e Ansu Fatit ka folur edhe trajneri i tij, Ernesto Valverde.

    “Ai është një lojtar që ka diçka speciale, për moshën e tij duket se është më i pjekur. Ajo që shihet në stërvitje është e njëjta me atë që shihet tani në fushë,” ka thënë Valverde.

    “Në ndeshjen ndaj Valencias paraqitja e tij ishte e ekzagjeruar, pasi shënoi, asistoi, luajti mirë. Nuk e prisja një paraqitje të tillë,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!