×
  • Sport
  • Sport

    Valverde: Jam shumë i lumtur që vazhdoj të kontribuoj për ekipin

    Reporteri
    19 Shtator 2022 | 13:30

    Mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde ka folur pas fitores se tyre ndaj Atletico Madrid.

    Mbrëmë Reali triumfoi 2:1 në derbin madrilen ndaj Atleticos.

    E, portagonist në këtë takim ishte mesfushori uruguaian, Valverde, i cili shënoi golin e dytë për ‘Mbretërit’.

    Fede është bërë një lojtar shumë i rëndësishëm për Realin, pasi po kontribuon edhe me gola për ekipin e tij.

    Kurse, ai së fundmi është shprehur i lumtur që po arrin të ndihmojë skuadrën e tij.

    “Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të kontribuoj për ekipin, duke kontribuar me gola apo lojëra, duke bërë punë dhe përpjekje. Jam i lumtur që fitova sot, që ishte gjëja më e rëndësishme”, tha mesfushori uruguaian.

    Valverde në tetë ndeshje me ‘Los Blancos’, ka katër gola./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!