Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Watfordit dhe Liverpoolit, duel ky në kuadër të xhiros së 28’të në Premierligë.
Skuadra Klopp u befasua nga Watfordi , pasi u mposhtë me rezultatin finale në 3:0, kjo humbja e parë për “The Reds”, pas 26 fitoreve dhe një barazimi me Man United, shkruan Reporteri.net.
Ndërkaq, pas takimit foli edhe mbrojtësi holandez, Van Dijk i cili tha se ishte fitore e merituar nga Watfordi, pasi ata luajtën shumë mirë.
“E merituar nga Watford, ata luajtën mirë, luftuan shumë, shumë të disiplinuar dhe shënuan tre gola – ky është realiteti, ne nuk mund të gjetëm rrugëdalje. Ishte e vështirë”, tha fillimisht Van Dijk.
“Ne asnjëherë nuk kemi menduar për rekorde, kjo është e bërë nga mediat, ne vetëm duam të fitojmë ndeshje”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.