×
  • Sport
  • Sport

    Van Dijk: Tani e kuptova pse Serbia lobonte kundër Kosovës në UEFA

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 15:08

    Gazetari holandez, Stefan Van Dijk, është shprehur se e ka kuptuar pse Serbia ka lobuar për vite me radhë kundër Kosovës në UEFA.


    Stefan është një gazetar holandez që tash e disa vite jeton dhe vepron në Kosovë dhe është një nga tifozët e ‘flaktë’ të “Dardanëve”.

    Përfaqësuesja e Kosovës mbrëmë nisi fazën e kualifikuese për Kampionat Evropian për herë të parë në histori ndaj Kombëtares së Bullgarisë.

    Kosova dhe Bullgaria barazuan me rezultat 1:1.Tashmë, me këtë barazim ka shkuar në 12 ndeshje pa humbje duke lënë prapa kombëtare si Brazili, Anglia, Gjermaninë, Francë, Belgjikën dhe Spanjën.

    Ai përmes një postimi në rrjetin e tij social, Twitter, ka ironizuar me shtetin e Serbisë, duke shkruar se tani e ka kuptuar se pse kanë lobuar me vite kundër Kosovës në UEFA.

    Djelmoshat e Bernard Challandes nuk dijnë për humbje që nga nëntë nëntori i vitit 2017.Kosova me këtë barazim renditet në pozitën e tretë në Grupin A./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!