Virgil van Dijk është padyshim qendërmbrojtësi më i mirë në botë i momentit, por gjestet e fundit nuk i kanë hije një futbollisti të klasit të tij.
Liverpooli mposhti dje Chelsean në Stamford Bridge me rezultat minimal 2-1, në një ndeshje ku rezultati shkoi në kundërshtim me rrjedhën e lojës, shkruan Reporteri.net
Mbrojtësi holandez është padyshim pika më e fortë e këtij Liverpooli i cili ka filluar të korrë suksese së fundmi pas një ‘agjërimi’ disa vjeçar.
Por, ai ka filluar edhe të tregohet arrogant në disa raste.
Në ndeshjen e djeshme, mesfushori më i mirë në Premierligë, N’Golo Kante po tentonte të asistonte për bashkëlojtarët e tij në një duel kundër holandezit shtatlartë.
Van Dijk arriti ta bllokonte tentimin e Kantes për krosim dhe menjëherë filloi ta shikonte me ironi, kjo ndoshta edhe për shkak se francezi është për afër 30 centimetra më i vogël se holandezi.
Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme:
/Reporteri.net/