Vannesa Bryant ka reaguar për herë të parë për vvdekjen e burrit të saj si dhe vajzës 13 vjeçare, me anë të një postimi në Instagram
Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gianna, vdiqën të dielën në mëngjes pas një aksidenti me helikopter, shkruan Reporteri.net
Përveç tyre në këtë aksident humbën jetën edhe 7 persona tjerë.
Vanessa Bryant, gruaja e legjendës së basketbollit ka zgjedhur Instagramin për të reaguar për vdekjen e bashkëshortit dhe vajzës 13 vjeçare.
Ky është postimi i plotë i Vanessas:
“Vajzat e mia dhe unë deshëm të falënderojmë miliona njerëz që treguan mbështetje dhe dashuri gjatë kësaj kohe të tmerrshme.Faleminderit për të gjithë lutjet e juaja. Ne me të vërtetë kishim nevojë. Ne me të vërtetë jemi të shkatërruar për humbjen e papritur të bashkëshortit tim, Kobe – babait të mrekullueshëm të vajzave të mia, dhe të vajzës time, Gianna, një vajzë e dashur e mrekullueshme, dhe shumë e mirë për motrat e saj Natalia, Bianka dhe Capri”.
“Ne jemi gjithashtu të shkatërruar edhe për familjet e tjera që humbën të dashurit e tyre të dielën dhe ne ndajmë mërzinë me ta gjithashtu. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen tonë tani. Ne ndihemi mirë pasi Kobe dhe Gigi e di se sa shumë i duam. Ne ishim shumë të bekuar që ata ishin në jetën tonë. Do doja që të ishin me neve përgjithmonë. Ishin bekimet tona që u larguan prej neve shumë shpejt”.
“Nuk jam e sigurt se çfarë do ndodh me neve në vazhdim, dhe është e pamundur të imagjinojmë jetën pa ta. Por, ne zgjohemi çdo ditë duke u përpjekur të vazhdojmë të presim sepse Kobe, dhe vajza jonë e vogël, Gigi, po shkëlqejnë mbi ne për të na ndezur rrugën. Faleminderit që ndatë dhimbjen, mërzinë me neve. Ne kërkojmë që të na jepni respektin dhe privatësinë që do të na duhet për të lundruar në këtë realitet të ri. Faleminderit shumë për lutjet e juaja dhe për dashurinë ndaj Kobe, Gigi, Natalia, Bianka, Capri dhe mua”, ka shkruar ndër të tjerash ajo.