×
  • Sport
  • Sport

    VAR krijon polemika edhe në Francë, lojtari i Monacos thyen monitorin

    Reporteri
    04 Nëntor 2019 | 21:38

    Teknologjia VAR i ka shtuar edhe më shumë polemikat në futboll.


    Edhe pse në shumë raste sjell drejtësi, në disa momente tjera, VAR krijon shumë pasiguri dhe polemika.

    Diçka e tillë ka ndodhur në mbrëmjen e kaluar në sfidën mes Saint Etiene dhe Monaco, ku polemikat kanë qenë të mëdha.

    Monaco humbi sfidën me shifrat 1-0 teksa në minutat e fundit mbeti me 10 lojtarë, kur Aguilar u ndëshkua me karton të kuq.

    Ai nuk ishte aspak dakord me këtë vendim dhe e lëshuan nervat, duke e goditur me shkelm monitorin e VAR.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!