×
  • Sport
  • Sport

    VAR’i u ‘shikua’ 16 minuta në ndeshjen Ferizaj – Prishtina, gjyqtari në fund nuk dha penallti!

    Reporteri
    21 Gusht 2022 | 20:02

    Një moment diskutabil ishte në ndeshjen Ferizaj – Prishtina që po zhvillohet aktualisht në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës.

    Bujar Shabani ndërhyri në Endrit Krasniqin dhe fillimisht gjyqtari Zasella fillimisht akordoi penallti, shkruan GazetaBlic Sport.

    Megjithatë menjëherë ai u konsultua me VAR’in, me ç’rast filloi edhe pritja e madhe e futbollistëve dhe shikuesve në stadium dhe jo vetëm.

    Loja u ndal në minutën e 32’të – teksa rifilloi në minutën e 47’të.

    Gjyqtari fillimisht kishte probleme teknike me monitorin e VAR’it për ta shikuar rastin, kurse më pas u vonua pak në verdiktin final.

    Rezultati aktual i takimit është 0-0.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!