×
  • Sport
  • Sport

    Vazhdojnë telashet për Kosovën, mesfushori braktis kampin dhe rikthehet në Zvicër

    Reporteri
    12 Tetor 2020 | 17:39

    Kombëtarja e Kosovës U-21 nesër do të luajë ndaj Andorrës U-21, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian 2021.


    Liridon Balaj, sulmuesi i kombëtares së Kosovës U-21 ka pësuar një dëmtim në stërvitje me grumbullimin e “Dardanëve”, me ç’rast edhe iu pamundësua të luaj ndaj Austrisë U-21 të premten në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

    Ai madje ishte edhe i përzgjedhur në formacionin bazë të Kosovës U-21 nga trajneri, Rafet Prekazi, megjithatë nuk u inkuadrua fare shkaku i dëmtimit dhe dhimbjeve që ndjente lojtari.

    Ashtu siç ka raportuar mediumi “GazetaBlic Sport” Liridon Balaj nuk do të luajë nesër ndaj Andorrës U-21, pasi do të rikthehet në Zvicër tek klubi i tij FC Aarau për të vazhduar rikuperimin e tij.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!