×
  • Sport
  • Sport

    Vazhdon propaganda serbe kundër futbollit të Kosovës, shikoni çfarë kanë bërë tifozët e Zvezdës në Mynih

    Reporteri
    19 Shtator 2019 | 8:38

    Kohëve të fundit propaganda e Serbisë kundër Kosovës ka filluar të ushtrohet edhe në futboll.


    Sivjet, në shumicën e ndeshjeve që kanë qenë të përfshira skuadrat serbe në kualifikime të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, është bërë thirrje kundër Kosovës.

    Kësaj radhe tifozët e Crvena Zvezdës në Mynih kanë ofenduar rëndë UEFA-në, duke e quajtur organizatë që mbështetë terrorizmin.

    “UEFA e mbështet terrorizmin në Evropë – Kosova është Serbi” ka qenë një mesazh i shkruar në afërsi të stadiumit “Allianz Arena” para ndeshjes Bayern – Crvena Zvezda.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!