×
  • Sport
  • Sport

    Vazhdon shkëlqimi i yllit shqiptar te Chelsea, shënon hat-trik në ndeshjen e fundit

    Reporteri
    19 Dhjetor 2019 | 16:00

    Futbollisti Armando Broja vazhdon të shkëlqejë te të rinjtë e Chelseat.


    Sulmuesi shqiptar ishte protagonist kryesor në fitoren 4:0 të 18-vjeçarëve të Chelseat ndaj Huddersfield Town.

    Ai ka realizuar 3 gola në këtë sfidë të vlefshme për FA Youth Cup.

    Ky sezon ka nisur në mënyrë të shkëlqyer për Brojën, i cili në 9 takimi ka realizuar po kaq gola me skuadrën e 18-vjeçarëve, ndërsa ka realizuar edhe një gol me ekipin e dytë të Chelseat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!