×
  • Sport
  • Sport

    Vdekja e Elizabeth II, pas Premier League shtyhet edhe ndeshja e Ligës së Kampionëve

    Reporteri
    11 Shtator 2022 | 18:51

    Përballja mes Rangers dhe Napolit e vlefshme për ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Champions League është shtyrë me 24 orë, kjo për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

    Ky duel ishte parashikuar të luhet ditën e martë më 13 qershor, por është shtyrë me 24 orë dhe do të luhet të mërkurën më 14.

    Lajmin e kanë bërë të ditur vetë zyrtarët e UEFA-s në një postim në faqen zyrtare të tyre.
    “UEFA njoftoi sot se ndeshja e UEFA Champions League midis Rangers FC dhe SSC Napoli, e planifikuar fillimisht për të martën më 13 shtator, është riplanifikuar për të mërkurën më 14 shtator në orën 21:00. Kjo është për shkak të kufizimeve në burimet e policisë dhe çështjet organizative në lidhje me ngjarjet e vazhdueshme rreth zisë kombëtare për Madhërinë e Saj Mbretëresha Elizabeth II”, thekson UEFA.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!