Ka vdekur legjenda e Liverpoolit, Tommy Smith sot në moshën 74 vjeçare, ka konfirmuar familja e tij, raporton Liverpool Echo.
Smith, që mbante nofkën “Hekuri i Anfieldit” gjatë karrierës së tij, vdiq të premten në mbrëmje pas një lufte me dementian.
Ai ka pasur probleme shëndetësore në vitet e fundit.
Smith kishte veshur fanellën e Liverpoolit për 18 vjet, derisa ishte një nga figurat më të rëndësishme në historinë e lavdishme të klubit nga Anfield Road.
Ai ishte një nga mesfushorët më të vështirë në futbollin anglez, derisa ndihmoi “Të Kuqtë” të fitonin katër tituj të ligës, dy FA Cup, dhe European Cup (Liga e Kampionëve) në Romë më 1977.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.