×
  • Sport
  • Sport

    Vdes në një aksident automobilistik, një ndër boksierët më të mirë të të gjitha kohërave

    Reporteri
    16 Korrik 2019 | 12:21

    Ndahet nga jeta krejt papritur për shkak të një aksidenti automobilistik, Pernell Whitaker, një prej boksierëve më të mirë të të gjitha kohërave. 55-vjeçari ndërroi jetë në orët e vona të së dielës, pasi u goditur nga një veturë në Virginia Beach.


    Policia në Virginia Beach ka njoftuar se incidenti është ende duke u hetuar. por mësohet se

    “Kur policët mbërritën në vendin e ngjarjes, zbuluan një viktimë mashkull, që ishte goditur nga vetura. Viktima ndërroi jetë në vend për shkak të plagëve. Shoferi i veturës qëndroi në vendin e ngjarjes me policinë”, – deklaroi zëdhënësi i departamentit të policisë së Virginia Beach, L. M. Bauder.

    I njohur si “Bizelja e ëmbël”, Whitaker, një boksier që kishte armën më të fortë grushtin e majtë, vlerësohet si një prej boksierëve më të mirë mbrojtës në histori.

    Pernell Whitaker ka qenë kampion botë në IBF, WBC, WBA për peshat e e lehta dhe Welter. Ka qenë gjithashtu fitues i medaljes së artë në Olimpiadën e vitit 1984 në Los Angeles.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!