×
  • Sport
  • Sport

    Vdes pilotja e garave të ‘Top Gear’, Sabine Schmitz, pas betejës 3-vjeçare me kancerin

    Reporteri
    17 Mars 2021 | 17:42

    Pilotja gjermane e garave Sabine Schmitz, prezantuese e programit të njohur britanik Top Gear, ka vdekur sot në moshën 51 vjeçare pas një beteje tre-vjeçare me kancerin.


    E njohur ndryshe si ‘Mbretëresha e pistës së Nurburgring’, tregoi në korrik se vuante nga një formë agresive kanceri që prej vitit 2017.

    Schmitz ishte e njohur për audiencat britanike për paraqitjet në programin e automobilizimit të rrjetit BBC, ‘Top Gear’, me prezantues si Jeremy Clarkson, Chris Evans e Paddy McGuinness

    Grupi i garave që Schmitz themeli me bashkëshortin Klaus Abbelen, njoftuan vdekjen e saj duke përshkruar “luftën e guximshme me kancerin”.

    Pista e saj” e shtëpisë” Nurburgring, gjithashtu përmendi humbjen e pilotes më të famshme femër, duke shkruar: “Ne të gjithë do të na marrë malli për natyrën e saj të çiltër. U prehsh në paqe Sabine!’

    Jeremy Clarkson, i cili ka prezantuar Top Gear prej vitit 2015, shkruante: “Lajm i tmerrshëm për Sabine Schmitz. Një person i shkëlqyer e plot zjarr”.

    Schmitz, më e vogla e tre motrave, nisi të garonte në Nurmburgring që prej moshës 15-vjeçare dhe u bë pilote profesioniste në moshën 24 vjeçare.

    Ajo ka përshkuar pistën gjermane të NurmburgRing më shumë se 20,000 herë dhe vitin e shkuar do të garonte aty me Porsche për kampionatin Nurburgring Endurance Series.

    Por sëmundja e saj nuk e lejoi teksa njoftoi në një postim të vrazhdë në Facebook: “Të dashur miq të sportit të garave, unë nuk mund të garoj sepse prej fundit 2017, po luftoj një kancer agresiv që nuk është kuruar me burimet e deritanishme . Tashmë duhet të mbledh të gjitha forcat për terapitë e fuqishme të radhës, duke shpresuar se diçka e mirë do të ndodhë. Kështu që ju them lamtumirë për herë të parë këtë sezon”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!