Ish-futbollisti serb, Sinisha Mihajlovic, ka vdekur në moshën 53-vjeçare.
Reprezentuesi i Jugosllavisë ka kohë që po vuante nga kanceri, raporton The Sun, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Si lojtar, Mihajlovic përfaqësoi Jugosllavinë në Kupën e Botës 1998 dhe Euro 2000.
Ai e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Itali, duke luajtur për Interin, Roma, Lazio dhe Sampdoria.
Në një deklaratë të Serie A thuhet se janë të pikëlluar me vdekjen e tij.
“Seria A është thellësisht e pikëlluar për vdekjen e Sinisha Mihajlovic, një ikonë e futbollit dhe jetës.
Klasa e tij e pastër si futbollist dhe trajner, forca dhe humanizmi i tij janë një shembull që lë gjurmë të pashlyeshme në futbollin italian dhe atë botëror”. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.