×
  • Sport
  • Sport

    Vdiq nga koronavirusi, Totti i jep lamtumirën e fundit babait

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 18:23

    Nën një shi të madh, Francesco Totti dhe familja e tij i dhanë lamtumirën e fundit Enzo, i njohur për të gjithë me nofkën “Sheri”, babai i kapitenit historik të Romës.


    Përveç Tottit dhe emblemës së Romës, në kishë ishin edhe miqtë e një jete të tërë, nga Bruno Conti te Vito Scala, duke kaluar përmes Candela.

    Totti dhe familja e tij dolën nga një derë e pasme, por disa kamera arritën t’i fokusonin gjithsesi. Nga dje në qytet janë shfaqur banderola në mbështetje të tij dhe përshëndetje për babanë.

    “Udhëtim të mbarë babi Enzo”, “baba i mirë i historisë sonë”, “lamtumirë Sherif”, janë disa nga mesazhet që Totti kishte rastin të lexonte në vende të ndryshme të qytetit, para lamtumirës së fundit me babanë e tij të dashur, që ndërroi jetë prej COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!