Vedat Muriqi e ka nisur për mrekulli sezonin e ri në skuadrën gjigante Fenerbahce në Superligën turke.
Sulmuesi prizrenas ishte realizator i një supergoli, gjë që ndihmoi skuadrën e tij të shënojë një fitore bindëse, shkruan Reporteri.net
E pikërisht ky gol është zgjedhur më i miri i javës në Superligën turke, madje duke lënë shumë prapa konkurrentët tjerë.
Sulmuesi shtatlartë kosovar ka fituar hiç më pak se 62 % të votave në kanalin e BeIn Sports.
Duhet cekur që në këtë poll kanë votuar më shumë se 75 mijë tifozë.
Muriqi pritet të ftohet për ndeshjet e shtatorit që Kosova pritet t’i zhvillojë kundër Republikës Çeke dhe Anglisë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.