×
  • Sport
  • Sport

    Vedat Muriqi: Kur s’fitojmë, goli s’ka rëndësi

    Reporteri
    29 Shkurt 2020 | 23:49

    Ndihmoi skuadrën me aq sa mundi, por jo edhe për ta fituar duelin tejet të rëndësishëm përballë Antalyasporit në udhëtim.


    Fenerbahce luajti baras 2-2, madje duke barazuar fare në fund të takimit.

    Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi realizoi golin e parë për ekipin e tij pas katër javësh mungesë, derisa njëherit ky ishte i 13’ti këtë edicion me “verdhë e kaltërit” nga “Sukru Saracoglu”.

    Gjithsesi, pas ndeshjes ai ka deklaruar se nuk i interesojnë fort golat, kur ekipi nuk fiton.

    “Kanë kaluar disa javë pa shënuar gol, por kur ekipi s’fiton, s’është me rëndësi a kam shënuar apo jo. Sot fatkeqësisht nuk ndodhi ashtu. Goli im nuk kreu punë për skuadrën”, tha ndër të tjera prizrenasi, raporton NTV.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!