Vedat Muriqi ka vazhduar me formën e mirë në La Liga. Reprezentuesi i Kosovës shënoi sonte në fitoren e rëndësishme të regjistruar sonte nga Mallorca.
Mallorca fitoi si vendase 2:1 ndaj Deportivo Alavesit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të.
Goli i shënuar nga Vedat Muriqi në fundin e pjesës së parë (45+4’), doli të jetë edhe goli i fitores.
Për sulmuesin prizrenas ishte ky goli i tij i katërt në këtë sezon në La Liga, nga 12 paraqitje të bëra deri më tani.
27-vjeçari ka shtuar edhe një asistim, që do të thotë se ai ka qenë i përfshirë në pesë gola të Mallorcas.
Kësisoj, Vedat Muriqi bëhet futbollisti i parë që përfshihet në pesë gola në vetëm 12 paraqitje brenda sezonit 2021/22 në elitën e futbollit spanjoll te skuadra e Mallorcas./Express
5 – Vedat Muriqi ?? ha participado en cinco goles en tan solo 12 partidos en LaLiga (cuatro tantos y una asistencia), más que cualquier otro jugador del @RCD_Mallorca en la competición en 2022. Impacto. pic.twitter.com/n4Gb7LYT49
— OptaJose (@OptaJose) April 19, 2022
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.