×
  • Sport
  • Sport

    Vedat Muriqi tallet keq me bashkëlojtarin e vet

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 11:46

    Sulmuesi i Fenerbahces, Vedat Muriqi, dhe bashkëlojtari i tij në klubin turk, Deniz Turuc, ishin në disponim për të bërë shaka, pas fitores së mbrëmshme, që e dërgoi Fenerbhacen në 1/8 e finales së Kupës së Turqisë.


    Pas kësaj ndeshje, lojtarët e Fenerbahces ishin të kënaqur me paraqitjen e tyre dhe kjo u gjë e vërejt edhe në intervistat pas ndeshjes.

    “Jam gati kudo që trajneri të ma japë mundësinë. Unë tentoj të jem gati për të luajtur kurdo dhe kudo. Madje, do të tentoj të luaj edhe si sulmues, nëse është e nevojshme”, tha mesfushori i Fenerbahces, Deniz Turuc.

    Vedat Muriqi, i cili ishte duke pritur pranë Denizit, ndërhyri pas këtyre fjalëve dhe tha: “Mos më ofendo tash. Eja këtu, gjeje një derë tjetër”.

    Pas përgjigjes së sulmuesit kosovar, dy futbollistët dhe gazetari filluan të qeshin.

    Vedat Muriqi u rikthye titullar për Fenerbahçen në mënyrën më mbresëlënëse të mundshme mbrëmë, duke i ndihmuar Fenerbahces të kalojë në 1/8 e finales së Kupës së Turqisë me një gol dhe një asist në triumfin 4:0 kundër Istanbulspor AS.

    Ky ishte goli i tetë dhe asisti i tretë i Muriqit në 13 ndeshje në të gjitha garat deri tani për Fenerin.


     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!