×
  • Sport
  • Sport

    Vedat Muriqi tregon se cilët janë sulmuesit që i ndjek si shembull për karrierën e tij

    Reporteri
    08 Nëntor 2019 | 11:20

    Vedat Muriqi në një intervistë të gjatë për televizionin turk NTV ka folur për karrierën e bujshme të tij


    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës po shkëlqen te Fenerbahce dhe është njëri nga më të përfolurit në Turqi, shkruan Reporteri.net

    Prizrenasi në intervistën e fundit ka thënë se do të dëshironte të kishte qetësinë e Ibrahimoviqit, të shënojë si Lewandowski dhe të jetë ambicioz si Cavani.

    “Do të doja t’i kisha aftësitë e disa sulmuesve të mëdhenj tek unë. Qetësinë e Ibrahimoviçit në fushë, konkretizimin e Lewandowskit dhe ambiciet e Cavanit,” ka thënë Muriqi.

    Ndryshe, 25 vjeçari ka zbuluar në të ardhmen dëshiron që të luajë në Premier Ligë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!