×
  • Sport
  • Sport

    Vedat Muriqi u jep zemër futbollistëve të Kosovës para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 11:05

    Vedat Muriqi është mungesa e madhe e Kosovës për ndeshjen e sontme që Dardanët do ta luajnë kundër Maqedonisë së Veriu


    Sulmuesi nga Prizreni kishte probelem me një lëndim, më pas u infektua me COVID-19 dhe ai akoma nuk është i përgatitur mirë fizikisht dhe kjo është arsyeja pse Muriqi nuk do të mund të jetë në lojë, shkruan Reporteri.net

    Por, Vedati ka vendosur që t’iu jap zemër bashkëlojtarëve të tij, me anë të një postimi të bërë në Instagram.

    “Suksese djem. Unë dhe gjithë Kosova zemrën e kemi me ju!”, ka shkruar Muriqi në Instagram.

    Ndryshe, ndeshja kundër Maqedonisë luhet sonte në Shkup dhe fillon nga ora 20:45. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!