×
  • Sport
  • Sport

    Vëllai i Tyson Furyt i “frikshëm”, e nokauton kundërshtari vetëm pas një minuti

    Reporteri
    22 Dhjetor 2019 | 11:17

    Tommy Fury e ka rrahur Przemyslaë Binienda për vetëm 62 sekonda në një mec të kategorisë lehtësisht të rëndë të shtunën në Londër.


    20-vjeçari – i cili është vëllai i ish-kampionit të botës në kategorinë e rëndë, Tyson – nuk kishte bërë asnjë meç që prej muajit mars, pasi ishte pjesë e emisionit televiziv “Love Island”.

    Dhe kundër Binienda, i cili u fut në këtë meç me një rekord tejet negativ prej 26 humbjeve nga 28 ndeshje, Tyson e nisi furishëm duke e rrëzuar në dysheme me një të djathtë të fortë pas vetëm 20 sekondave.

    Britaniku e rrëzoi polakun edhe një herë para se gjyqtari ta ndërpriste meçin.

    Fury u stërvit nga babai i vet për këtë meç, i cili ishte i treti për të në karrierën profesionale.

    “Nuk po e kërkoja nokautin, doja të boksoja me plan. Nuk do të isha këtu pa këtë njeri në krahun tim të djathtë, babanë. Baba e bir do të arrijmë kulmin”, tha Fury pas meçit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!