×
  • Sport
  • Sport

    Vëllau i madh e mposhtë vëllaun e vogël në miqësoren e zhvilluar në Elbasan Arena

    Reporteri
    11 Nëntor 2020 | 17:52

    Shqipëria e ka mposhtur Kosovën me rezultat 2-1 në ndeshjen vëllazërore që u zhvillua në Elbasan Arena


    Kuqezinjtë ishin më të mirë dhe fituan me plotë meritë kundër Dardanëve, shkruan Reporteri.net

    Pjesa e parë u takoi në tërësi Shqipërisë, e cila kaloi në epërsi në minutën e 30-të, ku pas një aksioni shumë të bukur shënoi Bekim Balaj.

    Në pjesën e dytë pati shumë ndryshime në formacionin e Kosovës, ku debutoi edhe ylli i Ballkanit, Mirlind Daku, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 84-të.

    Shqipëria dyfishoi epërsinë në minutën e 65-të ku Uzuni shënoi një gol të bukur pas një kundërsulmi klasik të Kuqezinjëve.

    Kosova në fund të ndeshjes fitoi një penalti të cilën në gol e konkretizoi Vedat Muriqi në minutën e 85-të.

    Pas kësaj vëllazërore të dy Kombëtaret do të zhvillojnë tani ndeshjet e tyre në Ligën e Kombeve. /Reporteri.net/


     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!