×
  • Sport
  • Sport

    Vendimi i francezëve e shqetëson shumë Kosovën para ndeshjeve me Suedinë e Spanjën

    Reporteri
    17 Mars 2021 | 23:39

    Arbër Zeneli, Valon Berisha dhe Bersant Celina mund të mungojnë në sfidat kundër Suedisë dhe Spanjës.


    Ekipet e Ligue 1 dhe Ligue 2 kanë vendos unanimisht mos me i lënë të lirë lojtarët e vet që luajnë për kombëtaret e tyre jashtë zonës së BE-së.

    Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express drejtori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti.

    “Është një lajm shumë shqetësues për ne sepse në Francë i kemi tre lojtarë të rëndësishëm, Zenelin, Berishën e Celinën. Të shohim deri nesër se çka do të ndodh më saktësisht, por FIFA e pati marr një vendim më moti shkaku i pandemisë te cilin tani po mendojnë ta shfrytëzojnë klubet franceze të cilët janë mbledhur bashkërisht si ligë që të mos i lejojnë lojtarët e tyre”, deklaroi Sahiti.

    Mbetet të shihet nëse ata do t’i bashkohen Kosovës në Spanjë edhe nëse u pamundësohet ardhja në Prishtinë për sfidën me Suedinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!