Është konfirmuar se Italia dhe Argjentina, do të luajnë në stadiumin “Wembley” më 1 qershor, garë kjo e cila do të jetë ndërmjet fitueses të Kupës së Evropës dhe asaj të Amerikës, transmeton Reporteri.net.
Italia triumfoi ndaj Anglisë në stadiumin “Wembley“ me penallti në verën e kaluar për ta fituar UEFA EURO 2020, trofe ky i cili i mungonte Italisë gjatë.
Ndërkaq, Argjentina mposhti Brazilin 1-0 në finalen e Kupës së Amerikës dhe u kurorëzua kampione e Amerikës së Jugut për herë të parë në 28 vjet.
Më parë u tha se do të luhej në një fazë në qershor në Londër, por vendi dhe data e saktë nuk ishin ende zyrtare.
Kjo nuk është hera e parë që planifikohet një përballje e tillë, pasi ka ndodhur edhe në vitet 1985 dhe 1993, kur u quajt Trofeu Artemio Franchi, ose Kupa e Kombeve të Evropës/Amerikës së Jugut.
Ky trofe u ringjall këtë vit si pjesë e një marrëveshje të rinovuar midis UEFA-s dhe CONMEBOL.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.