×
  • Sport
  • Sport

    Vendoset – Barcelona dhe Boca Juniors luajnë për trofeun ‘Maradona Cup’

    Reporteri
    25 Tetor 2021 | 18:48

    Barcelona dhe Boca Juniors do të zhvillojnë një ndeshje miqësore për nder të legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona.

    Kjo ndeshje do të zhvillohet me 14 dhjetor në Arabinë Saudite, fiks një vit pas vdekjes së Maradonas, shkruan Reporteri.net

    Në Riyadh të Arabisë Saudite do të jenë të pranishëm 25 mijë tifozë për ndeshjen e Barcelonës dhe Boca Junior në kuadër të ‘Maradona Cup’.

    “Në 14 dhjetor, Barcelona dhe Club Atletico Boca Juniors do takohen në atë që quhet Maradona Cup, miqësore në nder të legjendës Diego Armando Maradona, vetëm një vit pas vdekjes së tij”, shkruhet në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!