×
  • Sport
  • Sport

    Veprimi i fundit i Parisit i jep fund spekulimeve rreth largimit të Neymar

    Reporteri
    01 Korrik 2019 | 12:42

    Paris Saint Germain ka prezantuar sot fanellat e reja vendase që do t’i përdorë për sezonin e ri 2019/20.


    Gjatë prezantimit të tyre ka marrë pjesë edhe superylli brazilian, Neymar i cili është duke u lidhur ngushtë me një rikthim senzacional në Barcelona, shkruan Reporteri.net

    Neymar prej kohësh ka shprehur dëshirën për largim, ndërsa ditëve të fundit janë shtuar zërat edhe më shumë pasi që braziliani ia ka bërë të qartë klubit se e dëshiron rikthimin në klubin katalan.

    Por, gjatë prezantimit të fanellave të reja sot, Neymar ka pozuar me to ndërsa klubi parisien është përkujdesur që t’i jap fund spekulimeve.

    Në mbishkrimin e fotografive ku Neymar prezanton fanellën e re, Paris ka shkruar një detaj interesant.

    “Sezon i ri, fillim i ri”, shkruhet në postimin e klubit që lë të nënkuptohet se Neymar megjithatë pritet të qëndrojë në Francë.

    Megjithatë, kjo nuk është një përcaktues definitiv për të ardhmen e tij pasi edhe Pique kishte shkruar “Se Queda-n” (Ai qëndron) e famshme para se të largohej nga Barcelona.

    Ditët e ardhshme pritet të jenë decizive për të ardhmen e brazilianit në Paris./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!