×
  • Sport
  • Sport / Futbollisti nga Zhegra

    Veprimi i Xherdan Shaqirit kur tifozi ia qet përpara flamurin kombëtar

    Reporteri
    02 Tetor 2023 | 12:11

    Xherdan Shaqiri ka qenë edhe një herë protagonist tek Chicago Fire.

    Futbollisti kosovar e ndihmoi ekipin e tij në fitoren e radhës.

    Dhe, pas ndeshjes tifozët shqiptarë e mirëpritën tek tribunat përfaqësuesin zviceran.

    Me këtë rast, njëri prej tyre ia ofroi futbollistit nga Zhegra e Gjilanit flamurin kombëtar shqiptar.

    Dhe, Shaqiri me plot kënaqësi e dha nënshkrimin e tij në flamurin me shqiponjën dykrenore.

    Edhe pse e përfaqëson Zvicrën, Shaqiri nuk i ka fshehur asnjëherë rrënjët e tij shqiptare.

    Madje, në këputët e tij sportive kohë pas kohe e ka shfaqur edhe flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës, krahas atij të Zvicrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!