×
  • Sport
  • Sport

    Verratti thyen rekord në Ligue 1, fiton titullin e 8-të me skuadrën e PSG-së

    Reporteri
    24 Prill 2022 | 15:28

    Italiani Marco Verratti ka fituar titullin e Ligue 1 për herë të tetë në karrierën e tij, duke vendosur një rekord të ri në ligën franceze, shkruan Reporteri.net.

    Verratti iu bashkua gjigantëve të Ligue 1 kur trajner ishte Carlo Ancelotti në vitin 2012 dhe ka luajtur 374 ndeshje në Paris, duke fituar titullin e Ligue 1 tetë herë.

    Është një rekord i ri në historinë e Ligue 1.

    Të tillë si Juninho Pernambucano, Thiago Silva, Grégory Coupet, Sidney Govou Hervé Revelli, Jean-Michel Larque e kishin fituar titullin francez shtatë herë.

    Juninho, Coupet dhe Govou ishin pjesë e skuadrës legjendare të Lyonit që fitoi shtatë tituj radhazi në fillim të shekullit.

    Thiago Silva ishte bashkëlojtar i Verrattit në PSG.

    Ish-mbrojtësi i Milanit u largua nga Stade des Princes në fund të kontratës së tij në vitin 2020, duke iu bashkuar Chelseat si agjent i lirë.

    Pavarësisht se është një nga mesfushorët më të mirë të Italisë, Verratti nuk ka luajtur kurrë në Serie A.

    Ylli i Azzurrit u largua nga Pescara në 2012.

    Kontrata e tij në Paris skadon në vitin 2024.

    29-vjeçari ishte pjesë e skuadrës italiane që fitoi Euron verën e kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!