×
  • Sport
  • Sport

    Veseli: Mos thoni më që s’marr vesh nga futbolli, fituam me rezultatin që ju thashë!

    Reporteri
    07 Shtator 2019 | 18:25

    Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ia ka qëlluar rezultatit të sotëm të lojës së Kosovës kundër Çekisë që përfundoi me rezultat 2 me 0.


    Ai para ndeshjes kishte dhënë një prognozë, duke thënë se kombëtarja jonë do t’i jap dy gola, ndërsa Cekia një.

    Dhe pas lojës ku u konfirmua ky rezultat, Veseli ka thënë se “mos thoni më që s’marr vesh nga futbolli, fituam dhe atë me rezultatin që ju thashë”.

    Postimi i tij i plotë:

    Mos thoni më që s’marr vesh nga futbolli. Fituam dhe atë me rezultatin që ju thashë.

    Me këta djem në fushë, që nuk harruan kurrë prej nga vijnë dhe u kthyen për t’u bërë heronjtë tanë, gjithçka bëhet më e lehtë. Po, po, më i lehtë tani është edhe kualifikimi për Kampionatin Evropian.

    Qysh po ia bëjmë për fanellat e Kombëtares? Tash më duhet të shoh kush prej jush e keni qëlluar rezultatin, ashtu si unë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!