Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, para pak çastesh përmes një statusi në Facebook, ka parashikuar fitoren e Kombëtarës së Kosovës.
“Unë besoj se Kombëtarja e Kosovës do t’i japë dy gola dhe do ta pranojë një. Nëse kemi fat, në këtë që pranojmë golashënuesi do të zihet në offside”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Tutje ai ka pyetur edhe publikun se sa janë të mirë në parashikime dhe nëse i’a qëllojnë do ta kenë nga një dhuratë të fanellës së Kombëtarës së Kosovës, shkruan Reporteri.net
Statusi i plotë i Kadri Veselit:
A po fitojmë sot? Unë besoj se Kombëtarja e Kosovës do t’i japë dy gola dhe do ta pranojë një. Nëse kemi fat, në këtë që pranojmë golashënuesi do të zihet në offside :).
Më tregoni sa të mirë jeni ju në parashikime dhe dhjetë tifozët më të shpejtë që ia qëllojnë rezultatit të saktë, si dhuratë do ta pranojnë nga një fanellë të Kombëtares së Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.