Liverpooli dhe Interi janë dy skuadrat që nuk kanë lëshuar akoma pikë në kampionatet e tyre
Liverpool dje mposhti Sheffieldin me rezultat minimal 1-0 dhe kjo ishte fitorja e shtatë në po kaq ndeshje në Premier Ligë, shkruan Reporteri.net
Interi në anën tjetër mposhti Sampdorian 3-1 dhe ka gjashtë fitore në gjashtë xhirot e para në Serie A.
Kështu këto dy klube janë të vetmet që kanë mbledhur pikët e plota deri tani nga top 5 kampionatet kryesore.
Ndryshe, Liverpooli po kërkon titullin pas 30 vjetësh në Premier Ligë, ndërsa Interi synon këtë edicion që ta ndalë dominimin e Juventusit në Itali. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.