Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Feronikelit dhe Dritës, shkruan Reporteri.net.
Skuadra e Dritës ka bërë një lojë të nivelit të lartë, duke shënuar në minutat e hershëm të ndeshjes.
Golin për të dërguar në avantazh skuadrën mysafire e shënoi Marko Simonovski në minutën e 12-të.
Ndërkaq, këtë avantazh e dyfishoi pas 13 minutave Almir Kryeziu, ku më pas në minutën e 34 shënoi Hamdi Namani për Dritën, për të i siguruar një rezultat të thellë skuadrës së tij.
Vetëm tre minuta më vonë, Simonovski e shënoi golin e tij të dytë si dhe të katërtin për skuadrën e tij, duke çuar rezultatin në 0-4.
Nëse kjo ndeshje përfundon në favor të skuadrës nga Gjilani, ata do të renditen në vendin e dytë me 52 pikë të grumbulluara, aq sa ka Gjilani.
Ndërsa, skuadra nga Drenasi qëndron në fund të tabelës me 12 pikë gjithsej.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.