×
  • Sport
  • Sport

    Vetëm për dy minuta Mërlaku i shënon dy gola skuadrës së Munishit

    Reporteri
    24 Prill 2022 | 14:32

    Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Dukagjinit dhe skuadrës së Gjilanit, shkruan Reporteri.net.

    Kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e 30-të në kuadër të Superligës së Kosovës.

    E, në minutën e 33-të skuadra vendase ka kaluar në avantazh ndaj Gjilanit.

    Golin e shënoi Altin Mërlaku, për t’i dhënë një epërsi minimale skuadrës vendase.

    E, vetëm dy minuta më pas, Mërlaku ka shënuar edhe golin e dytë duke thelluar avantazhin.

    Rezultati aktual i takimit është 2-0 në favor të Dukagjinit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!