×
  • Sport
  • Sport

    Vidal te Interi, ka marrëveshje mes klubeve

    Reporteri
    20 Shtator 2020 | 8:21

    Sky Sport Italia shkruan se Arturo Vidal do të jetë në Itali nesër (e diel) për testet mjekësore te Interi, pasi klubet ka rënë dakord për transferimin e tij për 1 milion euro.


    Barcelona dëshiron që të lirojë mesfushorin dhe për këtë ka pranuar që të paguhen vetëm 1 milion euro, plus disa bonuse.

    Vidal pritet të fluturojë nesër, ndërsa teste mjekësore do të kryhen të hënën, kur më pas do të nënshkruajë një kontratë dy-vjeçare.

    Antonio Conte e kishte kërkuar një ribashkim me ish-yllin e Juventusit që kur mori detyrën te Interi.

    Në të njëjtën kohë, Interi do të bëjë vend për pagën e Vidal, pasi do ta lirojë Diego Godinin të kalojë te Cagliari javën tjetër.

    Edhe Sportitalia e konfirmon marrëveshjen, por sipas tyre Vidal pritet të vijë të mërkurën në Milano.

    Kontrata e 33-vjeçarit me Barcelona do të skadonte në qershor 2021 dhe ai nuk ishte pjesë e planeve të trajnerit të ri Ronald Koeman.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!