Vieri beson se me pensionimin e Messit dhe Ronaldos, futbolli do të humbasë shumë.
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo për më shumë se 10 vite kanë bërë për vete edhe tifozë të skuadrave të ndryshme, jo vetëm të atyre ekipeve që kanë përfaqësuar.
Ata kanë dhuruar spektakël në fushë çdo sezon, duke shënuar, 40, 50 e 60 gola në sezon – derisa kanë fituar së bashku 10 Topa të Artë (dytë nga 5) dhe 10 Këpuca të Arta (Messi 6, Ronaldo 4).
Legjenda e Italisë dhe Interit, Christian Vieri, thotë se Leo dhe Cris do t’i mungojnë shumë futbollit kur t’i varin atletet.
“Ajo çfarë kanë bërë Messi e Ronaldo, s’ka ndodhur kurrë në futboll. Çdo sezon, çdo vit ata realizojnë 40-50 gola. Kjo s’ka ndodhur kurrë në histori të futbollit. Dhe kur të pensionohen Messi dhe Cristiano… do të jetë dramë për futbollin botëror”, u shpreh Vieri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.