×
  • Sport
  • Sport

    Vitin e ardhshëm pritet të përfundojë stadiumi në veri të Mitrovicës që po e financon Serbia

    Reporteri
    23 Prill 2021 | 10:56

    Në Mitrovicën e Veriut do të ka filluar ndërtimi i një stadiumi të ri që pritet të përfundojë vitin e ardhshëm, shkruan Kossev, transmeton Gazeta Express.


    Në qershor të vitit të kaluar është vendosur edhe lokacioni për ndërtimin e stadiumit të ri që do të kushtojë rreth 12 mijë euro i cili financohet nga qeveria e Serbisë dhe afati për përfundimin e tij është dy vjet siç është thënë.

    Aktualisht është duke përfunduar faza e gropimit e cila merr kohë shkaku i terrenit kanë thënë autoritetet lokale të Mitrovicës së Veriut.

    “Pas kësaj, do të fillojë ndërtimi i tribunave dhe fusha, dhe përfundimi është planifikuar për gjysmën e parë të vitit 2022,” ka thënë ushtruesi i detyrës së kryetarit të Mitrovicës Veriore, Aleksandër Spiriq.

    Ai vizitoi edhe punimet që po bëhen në ndërtimin e urës dhe rrugës që gjenden pranë lokacionit të stadiumit të ri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!