×
  • Sport
  • Sport

    “Vjehrra nuk e do renë” – Nëna e Ronaldos kundër martesës së djalit të saj me Georginën

    Reporteri
    30 Shtator 2021 | 12:09

    Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos, nuk dëshiron ta shohë djalin e saj të martohet me partneren aktuale Georgina Rodriguez.


    Kjo deklaratë e çuditshme nga nëna e Ronaldo, vjen pasi thotë se Georgina ka vetëm motive ekonomike me djalin e saj, shkruan Reporteri.net

    Cr7, duket se po kalon mirë me partneren e tij, ku tashmë kanë krijuar një familje të shëndosh.

    Në të vërtetë, është raportuar se modelja është duke pritur për një propozim, por familja e sulmuesit të Manchester United janë pengesa kryesore për një martesë të mundshme.

    Raportet e mediave pohojnë se një burim i afërt me Cristiano Ronaldon thotë se Aveiro beson se çifti nuk duhet të martohet pasi motivimi i Georgina për ta bërë këtë është të përfitojë nga paratë e djalit të saj.

    Kjo pavarësisht se Dona Dolores kohët e fundit tha se ajo shkon mirë me Georgina dhe se ajo vlerëson mbështetjen që i jep Cristiano Ronaldos.

    Koha do të tregojë nëse sulmuesi i United dëgjon nënën e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!