×
  • Sport
  • Sport

    Vjen një lajm i madh për kampionin e boksit që jeton në kushte të rënda

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 11:25

    Javën e parë të nëntorit, boksieri Klevis Çelaj nga Vlora u shpall kampion i Shqipërisë në kategorinë 52 kilogramë.


    Ishte një fitore gati e pabesueshme, duke pasur parasysh kushtet e mjerueshme në të cilat ky i ri ishte stërvitur.

    Deri edhe thesin e boksit e dorezat, i kishte dhuratë nga një shok.

    Klevisi në të gjithë këto vite, nuk ka marrë mbështetje nga askush, por edhe më qesharak ishte shpërblimi që mbërriti me titullin e kampionit, vetëm 140 mijë lekë të vjetra.

    Aq i zhgënjyer ishte 30 vjecari, sa tha se po mendonte largimin nga vendi.

    Por, ka një lajm të mirë për të, sensibilizmi mediatik mund të bëjë çudira të mëdha.

    Në një lidhje telefonike në emisionin “Historia ime”, drejtori i Departamentit të Sportit në Vlorë, Viron Toska u shpreh se bashkia e Vlorës ka marrë të gjitha masat, që në të ardhmen Klevisi të jetë pjesë e Flamurtarit.

    “Sepse deri tani nuk ka qenë, ka qenë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës. Duke u futur në buxhetin e ri do të jetë pjesë e Flamurtarit dhe do të marrë një pagë maksimale si të gjithë kampionët që janë në klub”, tha ai.

    I pyetur nga Mirela Milori sesa do të marrë saktësisht, ai u përgjigj 62 mijë e 500 lekë.

    Pa i fshehur emocionet, Klevisi u shpreh se paratë e para që do të marrë, do t’i përdorë për të rregulluar shtëpinë e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!