×
  • Sport
  • Sport

    Vjen reagimi i parë i Ilir Latifit, pas humbjes kundër Lewisit

    Reporteri
    10 Shkurt 2020 | 19:07

    Ilir Latifi kishte zhvilluar ndeshjen kundër Derrick Lewisit, ndeshje kjo nga e cila Latifi doli me humbje.


    Kurse tani Ilir Latifi ka bërë një postim në të cilin i ka falënderuar të gjithë për përkrahjen që i kanë dhuruar.

    Po ashtu ai ka treguar se kur e kishte pranuar këtë sfidë njerëzit e kishin menduar si të çmendur, shkruan IndeksOnline.

    Iliri ka thënë që e ka ditur se kjo ndeshje nuk do të ishte e lehtë për të dhe se mendon që e ka fituar atë luftë, gjë të cilën sipas tij e mendojnë edhe tifozët.

    Luftëtari shqiptar tregoi që shpreson se në të ardhmen gjyqtarët do të jenë më të mirë dhe trajnerët do të kenë mirëkuptim më të mirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!