×
  • Sport
  • Sport

    Vjosa Osmani në mbështetje të kombëtares së Kosovës

    Reporteri
    07 Shtator 2019 | 14:51

    Kombëtarja e Kosovës sot përballet me Çekinë në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020, me ndeshjen që do të luhet me fillim nga ora 15:00.


    Tashmë kur stadiumi ka filluar të mbushet aty shihen edhe shumë figura publike. Në mesin e tyre është edhe kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani.

    Në fotot e siguruara nga Reporteri, Osmani shihet duke u futur në tribuna teksa kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillim të ndeshjes. Ndër të tjera aty shihet edhe Ismet Beqiri. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!