×
  • Sport
  • Sport

    Vlera e Kombëtares së Kosovës bie ndjeshëm pasi mungojnë yjet e skuadrës

    Reporteri
    06 Shtator 2019 | 11:46

    Vlera e Kombëtares së Kosovës ka pësuar rënie dhe për këto dy ndeshje vlera e skuadrës është 41 milionë euro sipas Transfermarkt


    Kosova është e hendikepuar për dy ndeshjet e muajit shtator pasi për shkak të lëndimeve mungojnë Milot Rashica, Arbër Zeneli, Herlolind Shala, Hekuran Kryeziu e Benjamin Kololli, shkruan Reporteri.net

    Sipas faqes së specializuar të transferimeve dhe të dhënave Transfermarkt, vlera e skuadrës së Kombëtares së Kosovës tani është 41 milionë euro.

    Lojtarët më të vlefshëm janë Valon Berisha, Florent Hadërgjonaj e Bersant Celina. Derisa duhet kujtuar se Milot Rashica ka vlerën rreth 20 milionë euro e Arbër Zeneli 6 milionë, por që të dy këta mungojnë për ndeshjet kundër Çekisë dhe Anglisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!